Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth lindjes së bebit

Pershendetje dr. Morina, jam perseri Moki e cila ju kam pyetur lidhje me nje test qe me ka thene mjeku me ba e te cilin e ka be dje ky test ishte qe te me sjellin dhembjet e lindjes dhe me pa qysh po reagon trupi im edhe beba per shkak se kam kalu terminin 11 dite keshtu qe testi nuk pati kurrfare rezultati me erdhen pak dhimbjet mbas ma vendosen infuzionin ama 5 ore vet pak dhimbje keshtu qe vendosi mjeku mos te vazhdoje me me infuzion pershkak se ky ka qene vetem test nese vec i ndihmon dhimbjeve mirepo mas andej u ndalen edhe ato pak dhimbje dhe asgje. Sot pata termin perseri per kontrolle dhe mjeku me tha qe deri te marten nese bebi nuk lind vet atehere do behet lindja me ndihme te infuzionit dhe do bejme shperthimin e ujrave dhe keshtu per operacion nuk me ka rekomaduar se bebi eshte mire ne pozite te mire. A eshte per t`u shqetesuar kjo situate, a eshte normale te behet lindja ne kete menyre qe mjeku me ka thene? Me fal per zgjatjen e sqarimit po brengat s`me lene rahat. Ju faliminderit.

Moki (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Moki,

Indukimi i tkurrjeve te mitres me infusion eshte nje procedure te cilen e praktikojme dhe nuk ke pse te shqetesohesh. Edhe shperthimi I ujrave eshte nje metode e nxitjes se tkurrjeve te mitres per te stimuluar lindjen. Nese beba ka madhesi normale krahasuar me kanalin e lindjes, ka vendosje te mire dhe qafa e mitres eshte e bute, atehere lindja patjeter qe do te shkoje mbare. Qafa e mitres duhet te zbutet dhe te rrafshohet, perndryshe tkurrjet mund te fillojne, por pasi qe qafa e mitres mund te mos hapet, kjo mund te shkaktoje vuajtje te frytit.

/komuniteti