Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Temperatura tek shtatzënat

Pershendetje, jam shtatzene ne javen e dhjete dhe sot e mata temperaturen ku ishte 38 nuk shkova tek gjinekologu sepse nuk e di nese eshte normale apo jo desha te dije nese nuk eshte normale ta kem temperaturen 38? Cfare duhet te perdori qe te ulet temperatura?

Genta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Genta

Nuk është normale temperatura 38-të gradë. Temperatura, tregon se diçka nuk shkon mirë në organizmin tënd. Si fillim mund të përdorësh paracetamol për uljen e temperatyrës dhe më pas gjej kohë për tu paraqitur tek gjinekologu, për të gjetur shkakun përse është e pranishme temperatura.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti