Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Fizionomia e bebes

Pershendetje doktoroshe.Jame ne javen e 19+4 dhe sod e bera nje eko 4d.Bbeba dukej shume mir doktoresha em tha qe eshte tamam ne zhvillim por deshta te ju pyes qfar mendoni per peshen e bebit kishte 308gram,a eshte tamam per kohen qe ka,dhe gjithashtu deshta te ju pyes a mund te ndryshoj ne fizionomi deri ne muajin e 9? ,a ndryshon akoma apo eshte formuar tanime sepse tek nofulla e siperme me dukej ishte me i ngritur se di sa me kuptoni por nofullen dmth te sipermen me dukej shume mbi te poshtmen,a ndoshta ka qene vetem pozit e momentit apo nuk i ka akoma tamam te formuara komplet pjeset e fytyres.Ju falemnderoj paraprakisht

Albulenë Salihu-beqiri (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Albulenë

Bebi është i zhvilluar diçka më shumë se sa mosha e shtatzënisë. Afërsisht duhet të ishte 225-230 gram.

Në javën e 22-të duhet të bësh ekon morfologjike. Ky ekzaminim konstaton saktësisht malformacionet e dukshme tek fëmijët.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti