Lëngu natyral në shtatzëni
Ervisa Prifti
(15 vite më parë)
Përshëndetje Ervisa
Mirë bën që ushqehesh me fruta dhe konsumon sasi të konsiderueshme uji natyror. Por, bebi dhe organizmi yt ka nevojë edhe për ushqime të tjera siç janë ushqimet me fibra, zaravate, mish, bylmetra, peshk etj, sepse ti dhe ai keni nevojë për karbohidrate, sheqer, vitamina, kripra minerale etj, etj. Prandaj gjatë shtatzënisë, rekomandohet që të ketë shumëllojshmëri ushqimore.
Këshilla ime është që të rregullosh rregjimin e ushqimit dhe ai të mos jetë i njëanshëm.
Për të mësuar më shumë rreth këtij problemi, të rekomandoj të lexosh edhe artikullin e linkut;
http://www.bebaime.com/ushqimipershtatzena/ushqyerja-gjate-shtatezanise
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje doktoresha.
Jam ne javen e 36 te shtatzenise dhe kete periudhe po perdore ne menyre te shumte lengun e frutave natyral. Rreth 3 kg ne dite fruta dhe sasi te mjaftueshme uji natyral. Doja te dija mos eshte e tepert e gjithe kjo sasi pasi edhe oreksi per te ngrene ushqim eshte pakesuar?