Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marredhenjet dhe gjakrrjedhja

Pershendetje e nderuar gjinekologe,kam qen ne pushim dhe skam patur mardhenje per 5 jave dhe jam ne javen e 19,shtatzania deri tash ka qen ne regull,me kane thene qe fryti eshte pak posht mirpo kam qen e mshel dhe skam pasur gjakderdhje,gjat mardhenjeve ne fun pasi e krytem pata gjakderdhe dhe vazhdova te vezhgoj nese do te vazhdoj apo do te ndalen.por me vone u ndal ishte veq gjakderdhje per momentin.kam nga pak dhembje barku.çfar te bej çfar me sugjeroni ju.ju falemenderit

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ajshe

Kur kryen marrëdhënie seksuale gjatë shtatzënisë, edhe mundet ndodhin gjakrrjedhje të lehta. Këto nuk janë shqetësim nëse gjakrrjedhja është e lehtë. Në të kundërtën dhe kur shoqërohet me dhimbje në fund të barkut, konsulta mjeksore është e nevojshme.

Nëse të ndodh e njëjta situatë, mirë do ishte që marrëdhëniet seksuale të mos bësh. Ndonëse kjo është zgjedhja juaj dhe nuk është e rekomanduar që gjatë shtatzënisë të mos kryhen marrëdhënie nëse ndihesh komod.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti