Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menstruacionet e vonuara

Pershendetje e nderuara doktoreshe.


Kam nje pyetje per ju, me kane ardhur menstruacionet me kohë por i kam pasur vetem nje dite dhe me jane nderprere. Kam pasur te vjella, kam bërë 3 teste te shtatzenise por me kane dale negativ. Ju lutem per nje pergjegje?!

Leta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Leta

Mungesa e mentruacioneve është shenja e parë që të bën të mendosh për fillimin e një shtatzënie, por nuk është konfimim i plotë i saj. Mungesa e menstruacionit vjen si rezultat i ndryshime të nivelit të hormoneve, ndryshime që reflektohen në vezore. Prandaj të rekomandoj, të drejtohet për të bërë një ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjëndjen e vezores dhe më pas mjeku do vendosë për të bërë ekzaminime të tjera hormonale që të gjendet shkaku i këtij çrregullimi.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti