Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hormonet mashkullore a paraqesin problem nese deshiroj me mbet shtatzene?

Kam 21 vjet tash e martuar nuk eshte se deshiroj me mbet shtatzen menjeher por kam shum hormone mashkullore a mendon se mundet mem bo problem per me mbet shtatzen ..Por kam edhe 1 problem qe 1 vit me infeksion urinor kurr nuk kom shku te mjeku se kam perdor qaja edhe receta popullore qka du me dit esht a mujn mem bo problem me mbet shtatzen ..Falimindrerit

(13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje,

Niveli i larte i hormoneve mashkullore ndikon drejtperdrejt ne ovulacion. Ne kete rast ovulacioni do te jete i crregullt ose do te mungese. Kjo e ben te veshtire mbetjen shtatzene.

Hormonet mashkullore prodhohet normalisht tek nje femer nga vezoret dhe nga gjendrat mbiveshkore. Nese niveli i ketyre hormoneve eshte i larte, atehere duhet te hulumtohet shkaku se perse ndodhe nje gje e tille.

Infeksioni urinar duhet te mjekohet ne menyre adekuate dhe nuk mendoj se "mjekimi" me cafera dhe receta popullore eshte i mjaftueshem. Cajerat ndihmojne organizmin qe ta tejkaloje nje infeksion, por nuk e crrenjosin infeksionin.

Gjithe te mirat.

/komuniteti