Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje të barkut

Desha tju pes per te dyten here, mua menstruacionet me erdhen ne fillim te shtatorit qe prej mesit te muajit korrik nuk i kam pas tash me erdhen, doktor kam dhimbje shume te madhe ne anen e majte te barkut po kam frike se ne miter kam dicka. Dhimbjet me kane filluar para nje viti, ate vit kam pasur shume merzi te tepruar tani pak nese merzitem ose behem nervoze me fillon dhimbja shume sikur te me djeg dicka brenda. Nganjehere me fillon edhe kemba e majte dhimbja shkon ne kembe asnjehere skam ba asnje kontrolle mjeksore. Une jam 22 vjecare jam shume e shqetesuar. Tani shpresova mos jam shtatzene por s`jam. Kam shume frike, ju lutem mu pergjigjuni. Ju faleminderoj shume qe me jeni pergjigjur pyetjes se pare. Ju deshiroj shume fat dhe suksese ne jete.

Djellza (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Diellza,

Patjeter duhet te kontrollohesh tek gjinekologu. Ke cikel te çrregullt menstrual dhe dhimbje barku ne njeren ane. Mjafton nje ekzaminim rutinor me ultratingull dhe nje ekzaminim gjinekologjik dhe pas mjekimit do te jesh mire.

Nga emaili yt e kuptova se prêt me padurim qe te mbetesh shtatzene. Sa kohe ke qe je martuar? Nese kane kaluar me shume se 12 muaj marredhenie te rregullta seksuale dhe akoma nuk ke mbetur shtatzene, atehere kjo eshte edhe nje arsye qe duhet te vizitohesh te gjinekologu.

/komuniteti