Edhe nje detaj te lutem rreth cytolysis
Sumejja Sumejja
(13 vite më parë)
Përshëndetje Sumeja
Një nga mundësitë më të rëndomta të krijimit të cytolysis, janë infeksionet virale. Mundet që faktor i gjendjes që pëshkruan të jetë edhe krioterapia. Por insistoj që shkaktarët kryesor të cytolysis janë disa viruse që kolonizojnë qelizën dhe sistemi imunitar e vret atë për të mos u përhapur në qeliza të tjera. Vetëm analizat e sekrecioneve vaginale dhe cervikale dhe kultura e tyre mund të bëjë diagnostikimin e saktë.
Gjithë të mirat.
E nderuara znj Keta. Ju faleminderit per pergjigjen paraprake. Na falni se ju lodhem me pyetjet tona. A ka mundesi qe arsyeja pse me ka dale kjo cytolysis eshte nje krioterapi qe e pata bere para 10 muajsh? Me shkoi mendja, meqe e permendet ujin e tepert. E theksoj, se tash e 10 muaj nuk kam pasur asnjehere infeksione, meqe e kam percjelle situaten ne vazhdimesi me kulture te sekrecioneve vaginale dhe cervikale. A ka ndonje menyre tjeter te zbuloj infeksion? Cdo te mire.