Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Grupi i gjakut

Pershendetje doktor! Jam ne javen e 7 te shtatzenise. Une dhe burri pasi i kemi bere analizat, kemi rezultuar me grup te gjakut te njejte (A RH +). A paraqet ndonje rrezik per zhvillimin e femijes? Ju faleminderit.

Zana (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Zana,

Jo, nuk paraqet rrezik per zhvillimin e femijes. Grupi i gjakut ka te beje vetem me Rh faktorin. Nese nena eshte Rh negative, kurse babai Rh pozitiv, atehere ekziston rreziku qe nena gjate shtatzenise paraprake te krijoje antitrupa kunder rruzave te kuqe te gjakut te cilat bartin Rh faktorin pozitiv. Per kete arsye nenave Rh negative iu jepet nje ampulle qe quhet Rhogamm ne 72 oret e para pas lindjes.

Je ne javen e 7 dhe dua ta kujtoj qe duhet te marresh acid folik 400 mikrogram nje here ne dite deri ne javen e 12. Duhet te kesh kujdes me disa ushqime dhe mos merr as edhe nje bar pa u konsultuar paraprakisht me gjinekologun. Ke kujdes kur shkon te stomatologu! Patjeter ia ben me dije se je shtatzene. Dymbedhjete javet e par ate shtatzenise jane periudhe shume delikate per frytin (i themi periudha e organogjenezes) dhe barnat qe mund t’i marresh mund te ndikojne tek fryti.

nora 1111 (13 vite më parë)
I nderuar dokor, motra ime ka rh faktorin, ne shtatzenin e pare ka abortuar me vet deshir dhe pas abortit ka marre ampulen, meqenese edhe tani esht shtatzen a ka nevoj te merr ampulen para lindjes s efemijes apo ska nevoj fare. Ju lutem pergjegjen kthejeni ne kete email.
Suzana (15 vite më parë)
Pershendetje doktor prej dy prinderve me rh+ a mund te jete femija rh-, ju lutem kthema pergjigjen, ju faleminderit.

/komuniteti