Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Koka dhe barku i bebes me te vogla per nje jave

Pershendejte doktoreshe, jam shtatzene 24 javeshe, ne ekon qe e bera dje gjatesia e bebit ishte per 24 jave, kurse koka dhe barku ishin 8 dite mbrapa nga 22+6 dite i kishin. A paraqet kjo problem? A mund te kete ndonje problem me koken apo me trurin e bebes pasi qe eshte mbrapa. Cka me sygjeroni?

Orkidea Shahini (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Orkidea

Nuk di çfarë të them për atë që shkruan, sepse është mjeku që ndjek shtatzëninë dhe ka bërë ekon të japë vlerësimet mbi atë që ka parë dhe konstatuar. Që rreth javës së 20-të ka qënë e mundur që me ekzaminim ekografik të vlerësohen anomalitë kongenitale, anomalitë strukturore dhe të tjera konfirmime nëse ekzistojnë. Prandaj të rekomandoj ta rikontaktosh mjekun dhe kërkoj shpjegime mbi mospërputhjen e përmasave trupore të bebit nëse ato janë të mëdha. Ai është i detyruar të t’i tregoj.

Uroj që gjithshka të jetë mirë dhe normale në shtatzëninë tënde.

/komuniteti