Ne cfare jave te shtatzenise jam?
Gerta Tr ..
(13 vite më parë)
Përshëndetje Gerta,
Nëse dita e parë e ciklit tuaj të fundit menstrual ka qenë 13.08.2013, atëherë ju jeni në javën e 5 të shtatzënisë. Rrahjet e zemrës fetale mund të vlerësohet që në javën e 5-të të shtatzënisë me ekografi.
Ju uroj çdo të mirë.
Pershendetje Dr Mimoza! menstruacionet e fundit i kam patur ne 13 gusht ne daten 10 dhe 12 bera teste dhe te dy me dolen pozitive. Takimin me doktoreshen e kam lene ne date 27 shtator. doja te dija ne cfare jave te shtatzanise jam dhe kur fillojne te ndihen rrahjet e bebit. Theksoj se ne muajin shkurt pata nje abort spontan ne javen e gjashte dhe zemra bebit nuk kishte rrahur ende... kam shume frike mos me ndodh perseri e njejta gje. ju faleminderit per ndihmen qe na jepni e ju uroj pune te mbare....