Përdorimi i utrogestanit
Evi
(15 vite më parë)
Përshëndetje Evi
Preparatet e rekomanduara nga mjeku, nuk influencojnë negativisht tek fëmija.
Mendoj që terapisë mund t’i shtohet edhe preparati nifedipin, tre ose katër tableta në ditë, sipas gjendjes së qafës së mitrës. Gjithashtu mendoj se rregjimi i shtratit dhe qëndrimi shtrirë anash majtas, janë të vlefshme për gjendjen që përshkruan.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe.
Une jam ne javen e 20 te shtatzenise. Ne javen e 17 pata nje rrezik per deshtim me dhimbje te medha barku dhe doktori me rekomandoi floroglucionol per nje muaj dhe utrogestan 200 mg dy here ne dite deri ne lindje ne menyre qe te evitohet lindja para kohe. Qe atehere une nuk kam patur me shqetesime. Pyetja ime eshte a shkakton ndonje dem te bebi perdorimi deri ne lindje i utrogestanit sepse kam shume frike per kete?
Shume faleminderit.