Lindja
Brikena
(15 vite më parë)
Përshëndetje Brikena
Je e mirëpritur në SUOGJ “Koço Gliozheni”, për të lindur fëmijën tënd. Diskutimi për të përdorur anestezinë epidurale, kërkon që të paraqitesh sa më shpejt të jetë e mundur.
Kontaktin e gjen në faqen e këtij portali.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje dok.
Deshiroj qe lindjen ta beja ne spitalin ku ju punoni por une nuk jam nga Tirana por nga Elbasani. A duhet ndonje dokument i vecante per ne qe jemi nga rrethet dhe kur mendoni se duhet qe te paraqitem ne spital ne momentin qe fillojne dhimbjet apo qe perpara? Gjithashtu une jam e interesuar te lind me epidurial. A i ben dem femijes epiduriali, sa kohe para lindjes behet dhe sa zgjat efekti i tij? Kjo eshte lindja e pare per mua prandaj kam kaq shume pyetje.
Gjithe te mirat.