E shqetesuar per bebin
Zela Bregovina
(13 vite më parë)
Përshëndetje Eliza
Me sa shpjegon, më bën të dyshoj se ajo që të ka ndodhur nuk ka të bëjë me shtatzëninë, por mund të jetë një problem me sistemin gastro-intestinal për shkak të ushqimit ose edhe ndonjë problem tjetër që ka të bëjë me abdomenin siç mund të jetë apendiksi (zorra qore). Të këshilloj të përjashtosh problemin nga shtatzënia me kontroll te mjeku që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë. Nëse është kështu, konsulta e rradhës duhet të jetë të mjeku gastroenterolog.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe e nderuar. E kam nje shqetesim, jam shtatzene 14 javeshe deri para dy dite kisha gjithmone dhimbje barku gjithashtu edhe barku filloj dukshem te me fryhej tani qe dy dite kisha te vjella po me shume nxorra vetem ajre nga e vjella edhe nga ajo dite me eshte shfryer barku me duket shume pak gjithashtu dhimbje me nuk kam si me pare, jam e shqetesuar mos po ndodh diqka e keqe te bebi a duhet te bejne patjeter kontroll tek mjeku? ju lutem jam shume e shqetesuar eshte shtatzanija ime e pare dhe nuk di cfare po ndodh? femijen ende se kam ndi duke levizur ndersa heren e fundit kur isha ne kontroll femija ishte shume mire duke u zhvilluar.