Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lirimi i gazrave nga vagina pas lindjes

E nderuara doktoreshe, jam nje nene e re kam nje femije qe 3 muaj po pas lindjes me ndodh shume shpesh qe gazrat te lirohen nga vagina, kam pas lindje normale por te veshire, nuk di ku te drejtohem te gjinekologu apo gastronologu apo eshte dicka normale pas lindjes? Duke ju deshiruar pune te mbare, pres pergjigjjen tuaj. Me respekt, Eli.

Eli (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eli

Një këshillim me mjekun gjinekolog që ka pritur lindjen, është i nevojshëm për të përjashtuar mundësinë e ndonjë fistule rekto-vaginale. Nëqoftëse nuk ka një të tillë, kryej një vizitë tek mjeku gastroenterolog i cili do të rekomandoj preparate si dhe një dietë ushqimore të përshtatshme.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti