Për çfarë shërben acidi folik?
Ais
(15 vite më parë)
Pershendetje Ais,
Acidi folik eshte nje vitamine e cila parandalon anomalite e bashkelindura te tubit neural (trurit dhe palces kurrizore) tek fryti. Per kete qellim acidi folik duhet te merret 400 mikrogram nje here ne dite deri ne javen e 12. Mire do te ishte qe acidi folik te merrej perpara se te ndodhe shtatzenia, por nese kjo nuk eshte e mundur (sepse shumica e shtatzenive jane te paplanifikuara), atehere duhet te merret qe nga momenti kur diagnostikohet shtatzenia deri ne javen 12. Mund ta marresh pa recete ne farmaci. Une te inkurajoj qe ta marresh, sepse efektet pozitive jane shume te medha.
Pershendetje doktor... doja te dija se perse sherben acidi folik gjate 12 javeve te para te shtatzenise dhe nese nuk merret cfare pasojash mund te kete? A mund te merret pas javes se 12? Une jam ne javen e 7 dhe akoma nuk kam marre... nese eshte per te shmangur semundjet e trashigueshme nuk kam te tilla por gjithsesi ne merak jam! A duhet te merret patjeter dhe a mund te merret ne farmaci pa receten e doktorit?