Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hapat që duhen ndjekur pas një aborti

Pershendetje doktoreshe Mimoza, se pari doja tu falenderoja per mundesine qe jepni per tu konsultuar nepermjet email. Mua me eshte dashur te kryej para tre javesh nje abort ne moshe shtatzenie 23 javesh per arsye se kisha dy probleme, fetusi kishte delichocephaly dhe ne te njejten kohe kisha mungese te plote te ujrave, anhydramnius. Nga mjeket mu tha qe mund te vij nga probleme te sistemit te urinimit te fetusit. Para kesaj shtatzenie kam patur nje abort spontan ne muajin e pare (qershor 2010) dhe nje missed abort ne javen e 8 (dhjetor'2010). Pas abortit spontan kam bere disa analiza per ndonje infeksion te mundshem por nuk rezultoi ndonje infeksion. Ne shtatzenine e fundit deri ne javen 16 shkonte cdo gje mire, ne javen e 20 u konstatuan keto probleme. Kam bere nje vizite me mbrapa dhe qafa e mitres ishte mbyllur por per me tej nuk mu sygjerua te bej gje. Une doja te dija mendimin tuaj se cfare hapash duhet te ndermarre para se te filloj te tentoj nje shtatzeni tjeter me qellim per te patur nje shtatzeni te sukseshme dhe sa kohe duhet te pres para se te filloj per nje shtatzeni tjeter? Jam e shqetesuar pasi ishte hera e trete qe provoja por ishte e pasuksesshme dhe kam frike se mos kjo gje perseritet! Ju falenderoj shume. Me respekt, Aurora.

Aurora (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Aurora

Rekomandohet që pas një aborti spontan, koha e nevojshme për ripërtëritjen e organeve gjenitale femërore është rreth 6-të muaj. Prandaj edhe ti, duhet të presësh së paku 6-të muaj për të menduar dhe tentuar fillimin e shtatzënisë.

Përsa thua në lidhje me numrin e aborteve, janë disa shkaqe që mund të shkaktojnë një abort habitual (i përsëritur). Përmënden anomalitë kromozomike dhe keqformimet e mitrës. Sghkaqe të tjera përfshijnë anomalitë hormonale, infeksionet, sëmundejt sistemike, agjentët ambjental dhe faktorët imunologjikë.

Mjeku gjinekolog do të rekomandoj kryerjen me rradhë të ekzaminimeve, për të gjetur dhe eleminuar shkakun. Ekzaminimet duhet të bëhet përpara fillimit të shtatzënië.

Të uroj fat dhe fillimin sa më shpejt të një shtatzënie normale.

/komuniteti