Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Disa sqarime te lutem rreth ciklit tim

Heren e fundit e kom pas ciklin me 15 shtator normal 5-6 dite por ne diten e 18 te ciklit mu paraqit vetem gjak i kfjellet vetem kur u pastrojsha me pallom e vrejsha me mbajten 3-4 dit ashtu e prita ciklin qe pom vjen me 15 nuk me kan ardh hale sot osht data 23 kur esht dashur te me vijn dhe deri kur me prit e me bo nje test ..para nje jave kom ba testin e urines mka dal negativ mos u kon heret jom tu tentu per shtatzani qe 2 vjet ju pershendes shum dhe flm per kohen qe ndani me mua.

Essa . (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Esaa

Nëse të kuptova, ti prisje që gjakrrjedhja menstruale të vinte me 15 shtator. Nëse është kështu, është koha për të bërë testin shtëpiak të urinës për shtatzëni ose beta HCG. Nëse nuk të kam kuptuar, shkruaji qartë datët e fillimit të tre (cikleve) gjakrrjedhjeve menstruale të fundit.

Megjithatë, koha prej 2 vjetësh konsiderohet shumë e gjatë për të mos mbetur shtatzënë dhe tregon se diçka nuk shkon në shëndetin tënd riprodhues ose të bashkëshortit. Një kontroll te mjeku obstetër-gjinekolog, për të bërë një këshillim parakoncepsional do të ishte i domosdoshëm.

Mos neglizho, por takoje sa më shpejt mjekun obstetër-gjinekolog.

Gjithë të mirat.

/komuniteti