javë pas jave
Përshëndetje Ani
Në pyetjen tënde, nuk më thua se për çfarë kondilome bëhet fjalë. Unë po presupozoj se po pyesni për rreth kondiloma akuminata, që jo rradhë ngatërohet me kondiloma lata, lezione granulomatoze të donovanosis ose carcinoma.
Condyloma Accuminata (lythet anale dhe gjenitale), pothuajse gjithmonë transmetohen nëpërmjet kontaktit seksual. Mund të transmetohet edhe indirekt nga ndresat. Shkaktohet nga human papilloma virus (HPV). Ka një periudhë inkubacioni nga 1-6 muaj. Janë rritje si lythe, si lule në pamje që mund të përhapen shpejt. Lythet janë të kurueshme por edhe mund të përsëriten. Gratë me lythe gjenitale duhet të bëjnë një paptest, sepse disa variante të virusit janë të lidhura ngushtësisht me kancerin cervikal.
Disa statistika, tregojnë se kondiloma po kthehet në një SST kryesore gjithnjë në rritje.
Kondiloma akuminata trajtohet me cryo kirurgji me nitrogen ose me podophyllin resin (10% në tingturë të benzenit, që aplikohet një ose dy javë derisa zhduket. Larja mund të kryhet vetëm dy orë pas aplikimit të parë.
Gjithë të mirat.


Jam 19 vjece dhe para kater muajsh kam pasur nje abort, dhe me pas me tha mjeku se jemi te infektuar me kondiloma bashke me bashkeshortin. Te lutem me thuaj a ka sherim se jam shum e shqetesuar?