Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecione apo rrjedhje e lengut amniotik?

Pershendetje dr, uroj te jeni mire. Jam ne javen e 24 te shtatzenise dhe shpesh me ndodh te lagen breket nga pak. Nuk e di a mund te jete nga volumi i shtuar i sekrecioneve apo ndoshta ne kete periudhe te shtatzenise mund te kete me shume shkarkime vaginale dhe une po i ngaterroj? Kontrollen e kam pas nje jave, nuk e di a te pres apo te ricaktoj termin tjeter? Theksoj se probleme tjera nuk verrej dhe bebin e ndjej te leviz. Gjitha te mirat.

Lejdona Dona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lejdona

Shtimi i sekrecioneve vaginale gjatë shtatzënisë, janë mëse normale. Por nëse ato janë shumë të shtuara, kanë erë, kanë ndryshuar ngjyrë dhe viskozitet, bën mirë të bësh një analizë të thjeshtë të sekrecioneve vaginale për të përjashtuar mundësinë e ndonjë infeksioni.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti