Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksioni shkak per abort

Pershendetje doktoreshe. Me date 10 gusht kame bere nje abort spontan dhe me date 9 shtator me erdhen mestruacionet pas abortit.po ate dite pata shume irritime dhe kruarje ne vagine. pasi bere analizen e sekrecioneve vaginale me doli qe kisha candicas albican qe mesa di ehste nje infeksion mykotik.doja tju pyesja mund te kete qene ky shka i abortit dhe a eshte i rrezikshem dhe nese mund te perseritet dhe pas mjekimitme pasi me vone dua te tentoj perseri pe nje shatezani. Faleminderit.

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Helena

Kandida albikans në përgjithësi ekziston normalisht sidomos në organet gjenitale. Në kushte specifike ato paraqiten si kandidozë. Prania e tyre, nuk është vërtetuar si shkak për abort.

Për të rinisur një shtatzëni të re, në praktikën time rekomandoj që minimalisht duhen pritur së paku 6-të muaj. Gjatë kësaj kohe konsultat mjeksore gjinekologjike, të shoqëruar me një sërë vizitash dhe ekzaminimesh laboratorike, duhet të realizohen për të pregatitur një organizëm optimal. Nuk është e këshillueshme, që shtatzënia të fillohet në kushtet e infeksioneve qofshin ato më të thjeshtat. Në rastet e aborteve me shkaktar të pavlerësuar, është e rekomanduar që të kryhen edhe analiza gjenetike. Gjthashtu është i këshillueshëm edhe kontrolli mjeksor i partnerit, ky përfshihet spermograma e të tjera analiza.

Gjithë të mirat.

/komuniteti