Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Grupi i gjakut tim eshte a negativ kurse i bashkeshortit b negativ

Grupi i gjakut tim eshte a negativ kurse i bashkeshortit b negativ,a ka ndonje problem per beben?

Lira V (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lira

Nëse gruaja dhe bashkëshorti kanë faktorin rhezus negativ, mospërputhje dhe komplikime nuk mund të ketë.

Por, rekomandohet që pavarësisht se gruaja dhe bashkëshorti kanë faktorin rhezus negativ, gruaja duhet ta marrë imunoglobulinën kur;

- Ka ndodhur rastësia apo domosdoshmëria e përzjerjes apo e marrjes së gjakut nga një person tjetër.

- Kur ka kryer abort spontan apo të vetëdijshëm.

- Në javën e 28-të të shtatzënisë dhe jo më shumë se 72 orë pas lindjes.

Gjithë të mirat.

Lira V (13 vite më parë)
Pershendetje:un nga pikat e lartecekura nga ju nuk kam pasur asnjeren,por ne muajin e 2 kam pasur gjakderdhje mirpo tash gjithqka eshte ne rregull jam ne javen e 29,a paraqet ndonje problem ineksioni i marr?Ju faleminderit per mirekuptim

/komuniteti