Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analizat ne javen 27

Pershendetje doktoresha! Jam ne javen 27 dhe kam bere analizat rutine: gjak komplet, urine komplet, urokulfure dhe strisho vaginale. Mos duhet te bej dhe ndonje analize tjeter e ka harruar doktoresha ime te ma kerkoje?

Ida Ida (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ida

Në klinikën ku unë punoj, në javën 24-27 rekomandohen të bëhen këto analiza: glukoza, dhe urina komplet. Nga java e 28-32, rekomandohen të bëhen këto analiza: gjaku komplet, ferretina, urina komplet.

Por mundet të bëhen edhe analizëa të tjera, nëse mjeku e vlerson se duhet të bëhet dhe të konkludohet sa më saktë për ecurinë e shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Ida Ida (13 vite më parë)
Faleminderit doktoresha. Po ferretina cfare eshte se nuk e kam degjuar ndonjehere? Pune te mbare

/komuniteti