Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzënisë

Menstruacionin e fundit e kam pas me 31 mars 2011 dhe sipas ultrazerit mjeku me thote qe i kam 25 jave + 4 dite. Pse eshte zhvilluar bebi aq shume mos ka te beje me ndonje lloj diabeti te shtatzenise? Dhe pyetja e dyte, kam filluar te hapem a me duhet te marr pushim mjeksore dhe te pushoj per disa dite? Ju pershendes.

Drita (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Drita,

Po ke te drejte, kur beba rritet me shume se sa eshte dashur te jete per javet gestative (qe kalkulohet automatikisht nga aparati ultrasonografik) duhet te perjashtohet mundesia e diabetit tek nena. Por, me e rendesishme eshte trajektorja e rritjes sesa permasat aktuale te bebes. Domethene nese bena juaj edhe ne matjet paraprake ka qene diç me e madhe se sa eshte dashur te jete per moshen gestative, mos u beni merak. Asnjeri nga ne nuk eshte i njejti me tjetrin... edhe bebet nuk jane te njejta, disa jane me te medha e disa me te vogla. Pra, nese beba juaj ka nje trajektore normale te pandryshueshme te rritjes (edhe nese eshte me e madhe per nje jave e gjysem ose dy jave) dhe vlera e sheqerit tek ti eshte normale mos u merakos. Por. patjeter caktoje vleren e sheqerit esull.

Rreziku per lindje te parakohshme eshte nje problem tjeter. Nese kanali i lindjes ka filluar te hapet, atehere duhet te marresh kortikoide per pjekjen e mushkerive te bebes (nese do te vie deri te lindja para kohe) dhe duhet te mjekohet infeksioni. Shkaku i lindjes se parakohshme akoma mbetet i panjohur, por infeksioni eshte nje shkak i shpeshte, prandaj konsultohu me gjinekologun per te mjekuar infeksionin eventual. Ekzistojne barna per ndaljen e tkurrjeve te mitres te cilat quhen tokolitike. Duhet te marresh edhe nje nga keto barna (ekzistojne disa lloje te tokolitikeve).

Te uroj shtatzeni pa probleme dhe bebe te shendetshme.

/komuniteti