Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si behet testi shtepiak?

Doktoresh me falni por kam edhe nje pyetje per ju, jam e re ne moshe per ate arsye nuk jam shume e informuar rreth ketyre gjerave... a keni mundesi te ma shpjegoni detajisht proceduren se si behet testi shtepiak ??

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Florie

Testi shtëpiak i shtatzënisë me anë të urinës, është praktik dhe mjafton të vendoset testi në një flakon me urinë (të sapo bërë) ose nën vetë kur gruaja urinon. Pas tre-katër minutash, shikohet kiti. Ndryshimi i ngjyrës, tregon praninë e shtatzëisë me saktësi deri në 99%. Shiriti i parë është test për kitin, i dyti tregon praninë e hormonit “gonadotropina korionike”, hGC.

Ka disa teori për kohën se kur duhet të kryhet testi. Unë preferoj mes ditën.

Gjithë të mirat.

/komuniteti