Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kondillomat dhe konceptimi

Jam 19 vjec e martuar prej 3 vitesh, para 4 muajsh deshtova shtatzani 3 muajshe. Tani kam zbuluar se kam kondiloma qe te cilen nuk ka pasur mundesi ta marr ne rruge seksuale se burri nuk ka kondiloma eshte kontrolluar. Une jam ne Greqi per momentin dhe po kurohem ketu. Doja tju pyesja ne sa muaj behen vaksinat? dhe cilat jane rruget e mundshme nga e ka marre kondilomen mua gjeja e pare qe me shkon nder mend eshte kur deshtova femijen tim te pare dhe pastrimi qe me ben ne Shqiperi me jane ngjitur nepermjet veglave qe me pastruan dhe a mund ta nis nje shtatzani tani qe kam kondiloma?

Adelina Kamberi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Brigena

Kondilomat transmetohen përmes kontakteve seksuale ose nga kontakti direkt me sekretin dhe lëkurën e sëmurë/infektuar. Nuk është vërtetuar që kondilomat gjatë kohës së shtatzanisë të rrisin rrezikun për abort, lindje të parakohshme, preeklampsi apo ndonjë komplikim tjetër të mundshëm.

Mjekimi konsiston në shkatërimin e kondilomave me azot të lëngshëm, heqje kirurgjikale, termokauter ose me lazer. Mund të bëhet edhe mjekim lokal. Në rastet rezistente, terapia mund të kombinohet me injeksione interferoni. Parandalimi i kondilomave bëhet me anë të vaksinimit.

Të këshilloj që pa trajtuar kondilomat, mos tento për fillimin e një shtatzënie.

Gjithë të mirat.

/komuniteti