Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marrëdhëniet seksuale

Pershendetje, une jam 19 vjeçare dhe kam nje problem. Pas marredhenieve seksuale kur sperma hyn ne vagine kam djegesime edhe kam shume te ftofte! A mund te di perse dhe çka mund te bej ne keto çaste? Ju lutem kthema pergjigjen.

Rina (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rina

Derdhja e spermës në vaginë, ndryshon pehashin (pH) vaginal duke sjellë prishjen e konfortit e midis tyre edhe ndjenjën e djegsirës.

Gjithashtu të rekomandoj të bësh kulturë të sekrecioneve vaginale, për të përjashtuar mundësinë e pranisë së një infeksioni. Nëqoftëse nuk është i pranishëm ndonjë infeksion, përdorimi i ovulave (ovula me acid laktik) që ruajnë pehashin e vaginës do ishte zgjidhje e mirë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti