Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Stafilokoku ne shtatzeni

Jam ne javen e 26 te shtatzanise (me binjake) dhe nga kultura e sekrecioneve me doli stafilokok aerus. A eshte e demshme marrja e augumentines (sipas antibiogrames) ne kete faze te shtatzanise? nese nuk mjekohet a ka problem per plasje ujrash?

Klodi Halili (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Klodi

Stafilokoku konsiderohet pjestar i florës vaginale normale, por në raste të caktuara shtohet duke u bërë përgjegjës për shumicën e rasteve me infeksione.

Tek gruaja shtatzënë, nëse nuk mjekohet mund të shkaktoj plasje të parakoshme të membranave dhe më pas të infektoj fëmijën. Prandaj është domosdoshmëri mjekimi i këtyre infeksione me antibiotikë, sipas antibiogramës.

Gjithë të mirat.

/komuniteti