javë pas jave
Pershendetje Ela,
Enjta e kembeve eshte problem i shpeshte gjate shtatzenise. Nese entja te shfaqet pasdite ose ne darke, atehere ky nuk eshte ndonje problem i madh. Duhet ta dish se gjate shtatzenise ne trupin tend jane grumbulluar sasi te medha te lengjeve; vellimi i gjakut eshte rritur per 50%. Kjo sasi e shtuar e lengjeve, kur ti ece dhe punon gjate gjithe dites, per shkak te forces se gravitetit zhvendoset ne pjeset e poshtme te trupit (ne kercinj dhe shputa). Por, nese enjta shfaqet edhe heret ne mengjes, kur ne mengjes ke edhe syte dhe fytyren te enjtur, atehere kjo eshte nje shenje qe duhet te hulumtohet. Shkaku mund te jete humbja e proteinave me urine dhe si rrjedhoje ulja e perqendrimit te tyre ne gjak. Proteinat jane materie te cilat i mbajne lengjet brenda eneve te gjakut, prandaj nese proteinat jane me te pakta, lengjet do te dalin jashte vazave te gjakut dhe kjo manifestohet me enjtje (ose edema).
Ti thua qe ke dhimbje ne fund te barkut. A ke bere rishtas analiza te gjakut dhe te urines? A te eshte bere ekzaminim gjinekologjik?
Ela, gjate shtatzenise duhet te besh analiza dhe ekzaminime edhe atehere kur nuk ke asnje shqetesim. Jane disa ekzaminime qe nuk jane aspak te kendshme (sic eshte ekzaminimi gjinekologjik), por duhet bere per te zbuluar me kohe ndonje crregullim te mundshem.
Une te sugjeroj qe te caktosh termin te gjinekologu yt. Jam i sigurt se do te kerkoje te besh analizat e gjakut, perfshire perqendrimin e glukozes dhe hekurit ne gjak si dhe proteinat ne gjak, dhe analizen rutinore te urines.
Te uroj shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme!


Pershendetje Dr. jam shtatzene 6 muajshe, po me enjten kembet shume, po ashtu po kam dhimbje te here pas hershme here ne anen e majte here ne anen e djathte te pjeses se poshtme te barkut, si dhe bebi zakonisht me levize ne fund te barkut, po kam frike mos me eshte bebi ne pozite jo te duhur se shume heret ka zbrit poshte? Me fal se e zgjata pak por jam disi e shqetesuar. Flm per mirekuptim!