Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Te vjellat dhe dhimbja e trupit!

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 21+2, sot ne mengjes u zgjova me dhimbje trupi (nyjet me duken shume renda, ashtu sikur kur ke gripin ) dhe pernjhere me eshte perzi (tuge) dhe kam pas mundim dhe djers te fohta, kjo me perseritet kohe pas kohe. Gjithashtu kam dhimbje ne fundin e barkut sidomos nga ana e majt (posht barkut) , a eshte kjo normale apo jo , kontrollen e rradhes tek mjeku e kam me 7 tetor?! ju lutem per ndonje keshill faleminderit paraprakisht, Ardiana.

Ardiana Ardiana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ardiana

Ankesat që përshkruan, edhe mund të vlerësohen që nuk kanë lidhje me shtatzëninë. Por mirë do të jetë që të mos presësh ditën e caktuar për kontroll te mjeku, po, të shkosh sapo të gjesh mundësi. E rëndësihsme është që nuk ke gjakrrjedhje dhe kontraksione, por nuk ka arsye që të ndjesh dhimje në fund të barkut.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti