Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analizat e gjakut dhe te urines ne javen e 20

Pershendetje doktoresh une tani jam ne javen e 20, dhe para 2 jave kur bera analizat me dolen leukocitet 14.4,gjithashtu urina trubullt dhe bakterie mjaftueshem.Gjinekologu qe me percjell shtatzanin per rekomandoi te perdor 5dit antibiotik enfexia dhe qaj uvin.Une tani i perserita analizat dhe rezultati eshte ky.Eritrocite 3.53.Leukocite.14.3.Homoglobina 119.Trombocite 30.Kurse urina shkruan pamja trubullt,ngjyra verdh.Reaksioni 5.0.Pesha specifike 1020.Proteina +-.Gjithashtu te sendimeti shkruan qel.6-8.Ez.5-6.Bakterie disa.Ju lutem shume qfar mund te me thoni a eshte diqka serioze qe mund ti bej keq bebes time ose mua.

Albulenë Salihu-beqiri (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Albulena

Analizat e gjakut tregojnë praninë e një anemie të lehtë si dhe një infeksion bakterial qëmund të jetë i pranishëm. Të rekomandoj të bësh një këshillim me mjekun hematolog i cili do të vlerësoj shkakun e uljes së numrit të trombociteve dhe do të rekomandoj trajtimin e nevojshëm. Në lidhje me analizën e urinës, të rekomandoj të bësh urokuturën, për të vlerësuar nëse është i pranishëm një infeksion urinar, për të gjetur shkaktarin dhe orientuar mjekun për trajtimin më efikas.

Gjithë të mirat.

(13 vite më parë)
Albulena une te kisha rekomandu qe Uvin qajin mos ta perdoresh sepse nuk eshte aspak i rekomandueshem ne shtatzani. ate e zevendeson dhe qe eshte i lejuar konsumi i tij ne shtatzani eshte qaji i boronices se kuqe. keto dy lloj qaje uvini dhe ky i boronices jane i nje fruti ta quaj i te njejtes familje nese nuk gaboje, por qe kane dallim ne permbajtje se ky uvini behet me shume nga fletet e deges/trungut te bornices. per me shume kerko me emrin gjenerik te tyre ose latin Arctostaphylos uva-ursi .

/komuniteti