Rreth ciklit
Bora 00
(13 vite më parë)
Përshëndetje Bora
Sipas ditëve që shkruan, cikli menstrual konsiderohet i rregullt. 5-6 muaj raporte seksuale pa konfirmuar shtatzëni, nuk konsiderohen shqetësuese. Megjithatë të rekomandoj të bësh një këshillim parakoncepsional, për të bërë vizitë gjinekologjike dhe disa analiza dhe ekzaminime.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoresh, desha te pyes a e konsideroni si nje cikel te rregull duke filluar nga dita e par e gjakderdhjes menstruale : 15 maj, 9 qershor, 5 korrik ,30 korrik, 25 gusht dhe 18 shtator .. Cikli me mban 5 dit dhe me se shumti i bie ti kem qdo 25 dit por nga datat duket se edhe qdo 26 -27 dit ?! Ju lutem me ktheni nje pergjigje qe 5 muaj jam duke tentuar per shtatzani por ende asgje edhe pse ditet e ovulimit i di qdo muaj ju pershendes