Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Placenta previa

Pershedetje doktorreshe.Kam lindur vajzen para 3 mujave me operacion ne javen e 36 se me eshte leshuar gjakderdhja dmth placente previa plus beben e kom pas ne pozicion te drejte dmth as me kry poshte as larte,kjo eshte lindja ime e pare .Deshta te ceke se kam pasur nej shtatezani te shendoshe dhe pa kompllikime.Pyetja ime eshte se 1.çka e shkakton placente previne,dmth faktoret qe ndikojne ne te ? 2.A do te thote kjo qe eshte shtatezanite e tjera beba do te jete ne pozicion te njejte,,,a do te mund te beje lindje normale??? Shume falemnderit per kohen.

Fitore Maliqi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fitore

Shkaqet placenta previa janë; gratë me moshë të madhe, gratë që kanë shumë lindje, tek ato që kanë patur një ndërhyrje kirurgjikale në mitër, gjendjet pas kyretazhit uterin apo pas lindjeve cesariane.

Mundësia e përsëritjes është shumë e vogël, por mund të ndodhë tek gratë që kanë të prekur mitrën me një operacion.

Gjithë të mirat.

/komuniteti