Shtatzenia pas abortit
Monika Bejo
(13 vite më parë)
Përshëndetje Monika
Analizat që rekomandohen mund të jenë; analiza që tregojnë gjëndjen shëndetsore të fëmrës për të përjashtuar patologjitë sistemike që janë një nga shkaqet e aborteve, analiza gjenetike që të përjashtuar shkaqet gjenetike, disa analiza të rëndësishme të hormonëve për të përjashtuar shkaqet endokrine, analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale dhe urinës gjithashtu edhe TORCH-in për të përjashtuar faktorët infeksiozë, HSG për të përjashtuar anomalitë uterinë dhe spermograma.
Rekomandohet që tentativa për shtatzëninë e rradhës të bëhet 6-të muaj pas abortit. Dhe përpara se të tentohet për shtatzëni, mjeku duhet të bëj këshillimin parakoncepsional.
Të uroj gjithë të mirat.
I nderuar doktor! Jam nje nene 28 vjecare. Para 4 muajsh kam kryer nje abort terapeutik ne javen e 12 te shtatzanise si pasoje e nje anomalie fetale, NT e bebit ishte mbi normen, pas abortit nuk kam pasur asnje problem dhe cikli keto 4 muaj ka qene i rregullt. Ju sqaroj se kam nje femije te shendetshem 4 vjecar. ju lutem doktor me thoni a mund te nis nje shtatzani te re tani dhe cfare analizash apo kontrollesh me keshilloni te bej para konceptimit te nje shtatzanie te re. Ju falenderoj! Me respekt! Monika