Cilat mund te jene shkaqet e deshtimit dhe a mund te mbes menjehere shtatzene?
Anda Bek
(13 vite më parë)
Përshëndetje Saranda
Më vjen keq për sa ka ndodhur.
Shpesh herë arsye përse një bebe vdes në barkun e nënës, janë të panjohura. Përpara se të tentosh konceptimin e shtatzënisë, të rekomandoj të kontaktosh një mjek obstetër gjinekolog për të bërë një këshillim parakoncepsional dhe një bilanç të gjendjes infektive tënden si toxoplazën, rubeolë, cytomegalovirus, mykoplazën, ureplazëm etj, të cilët mund të jenë një ndër shkaqet që ndhd fetomorto inutero.
Vetëm pasi të kesh përjashtuar këto problem mund të tentosh për shtatzëni të re.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje Dr. sapo perjetova nje traum te vertet, po ju shkruaj hollesisht te gjithe ngjarjen qe te munt tme jepni pergjigje sa me te sakt. Para 8 jave (2 Gusht) linda femijen tim te pare, por fatkeqesisht te vdekur.Isha ne javen e 3 te muajit te 9 te shtatzanis, kisha kohe per terminin e lindjes deri me daten 8 gusht, ne kontrollen e fundit 2 dit para se te lindja doktoresha me beri kontrollat dhe gjithcka ishte ne rregull me bebin, me kontrolloj edhe posht vecme isha celur 3gishta.por me tha qe duhet te pres te kem dhimbje, une dhimbje nuk pata ate nat dhe as plasje te ujrave,te nesermen shkova serishte dhe femijes me nuk i punonte zemra.me dhan ineksione per dhimbjet dhe kisha lindje normale, por bebja nuk ishte e ngateruar me kerthizen dhe askush nuk me dha pergjigje se perse mu mbyt femija?kisha nje shtatzani shume te lehte pa asnje problem, por ja qe ne fund me deshtoj gjithcka :( tash pas 8 jave kisha dhe mestracionet e rregullta, a mundem te mbes serisht shtatzen? a rrezikoj dicka?