Hapja në muaj të gjashtë
Albana
(15 vite më parë)
Përshëndetje Albana
Hapja/dilatacioni në këtë periudhë të shtatzënisë, tregon për mundësinë e lindjes parakohe.
Këshilla e parë, ka të bëjë me ruajtjen e qetesisë psikologjike dhe shpirtërore. Gjithashtu, duhet të ndërpresësh punët e rënda dhe të rekomandoj qëndrim shtrirë sa më gjatë të jetë e mundur. Nëse këtë hapje e ka konstatuar mjeku, besoj se ai të ka dhënë këshilla me qëllim që shtatzënia ti afrohet sa më shumë termit. Në të kundërt, për t’ju shmangur një lindjeje parakohe, drejtohu tek mjeku që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë, i cili do të japë trajtim e domosdoshëm medikamentoz.
Uroj që shtatzënia të shkojë sa më mbarë.
I kam 6 muaj dhe kam filluar te hapem cka te bej?