Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ënjtja gjatë shtatzënisë

E nderuara dr. Keta. Une jam 31 jave + 2 dite dite shtatzene. Deri tash nuk kam pasur probleme, kurse para dy ditesh kam enjtje jo shume te madhe ne duar dhe kembe. Duhet cekur se po keto dite kam qendruar ne kembe ne pune nga ora 9-17 dhe temperaturat ne Prishtine kane qene te larta. Sa eshte kjo shqetesuese? Ju faleminderit, Blerta.

Blerta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Blerta

Qëndrimi gjatë në këmbë, është një nga shkaqet e fryrjes së anësive kryesisht të atyre të poshtme. Këto quhet edema ortostatike, që do të thotë fryrje nga qëndrimi në këmbë. Duhet të lehtësohesh nga qëndrimet e gjata, të lodhshme sidomos në këtë periudhë të nxehtë. Kur ndihesh e lodhur duhet të ulesh dhe këmbët t’i vendosësh mbi një stol/poltron në nivelin e kraharorit dhe duhet të marrësh një pozicion qoftë edhe gjysëm shtrirë. Në pozicionin shtrirë, zgjidh qëndrimin anash majtas sepse ndihmon veten dhe bebin në furnizmin me gjak.

Përveç këshillave të mësipërme, të rekomandoj të drejtohesh për një vizitë tek mjeku që të ndjek shtatzëninë për vlerësuar shifrat e tensionit arterial, analizën e urinës dhe provat funksionale të veshkave.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti