Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli im nje sqarim ju lutem!

Mirdita Doktoresh me falni nese po jua marr kohen por desha te bej nje pyetje sepse jam shum me merak. Jam nje vajz 18 vjeqare e martuar qe 1 vit , menstuacionet qe nga dita e par 12 vjeqare qe me kan ardh heren e par i kam patur qdo her qdo muaj me rregull tani mestruacionet nuk me kan ardhur qe dy muaj kam ber testin shtepiak me ka dal pozitiv kam qen ten nje mjek ne kosov sepse kam pas pushim me ka then je shtatzene 6 muaj kam ardhur ne vendbanimin tim ne Gjermani kan shkuar tek doktoresha me ka then nuk je shtatzene por vetem te han grumbulluar mestruacionet prit dhe 2 jav dhe do te vijn nese nuk te vijn ateher shko ne spital te pastrohesh kam ber termin tek nje mjeke tjeter gjenikologe por esht shum larg per at ju shkruva juve sepse jam shum me merak. Te Lutem me trego a mundet a ka mundesi nje vajze 18 vjeqare me ju grumbullu meenstruacionet apo qfar mund te kem un mendoj qe jam ne muajn e 2 te shtatzanis kurse ajo me ka then nuk je shtatzen te lutem me kthe nje pergjigjie sepse jam shummmm shumm e merakosur. Faleminderit per mirkuptim kalofshi nje dit te mir sot dhe gjith jeten tuaj..

Arjeta Sejdiu (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arjeta

Nëse dyshon se je shtatzënë, bëj një test shtatzënie në shtëpi (test urine). Nëse shtatzënia nuk konfirmohet, mjekja ka të drejta prandaj shko në spital për të kryer manipulimet e nevojshme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti