Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Qafa e shkurtuar e mitres

Jam ne javen e 18 te shtatezenise dhe gjinekologia ime me tha qe qafa e mitres me eshte shkurtuar.. nga cfare duhet te kem kujdes? A ndikojne edhe marredheniet seksuale ne perkeqesimin e gjendjes? Faleminderit shume!

Afrovita Naqo (13 vite më parë)

Prof. Dr Sejdullah Hoxha - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Prof. Dr Sejdullah Hoxha

Përshëndetje Afrovita,

Për njohuri në vija të përgjithshme duhet të dish se; qafa e shkurtuar si para apo pas javës së 20, tregon për ecuri me problem dhe jo të mirë të shtatzënisë. Të rekomandoj rregjim me qetësi pa punë të rënda, pa sforcime dhe në shumicën e ditës qëndro e shtrirë anash majtas. Marrëdhëniet seksuale bën mirë ti ndërpresësh. Si mjekim zakonisht përdoret medikamente që rilashojnë muskulaturën e uterusit. Mjeku përcakton dozën dhe periudhën e mjekimit në recetë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti