Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Parametrat e bebit në raport me javën e shtatzënisë

Pershendetje Dr. Mimoza! Une jam shtatzene 29 javeshe. Ne javen e 27 bera ekografine e rradhes dhe doja t`iu pyesja ne lidhje me parametrat nese jane ne rregull per moshen e bebit (gjithashtu nese eshte e mundur dhe nje shpjegim te parametrave): DBP 68 mm, HC 263 mm, AC 206 mm, FL 49 mm. Paraprakisht ju falenderoj per ndihmesen tuaj. Armela.

Armela (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Armela

Disa nga parametrat fetal të matur në fund të javën së 27-të të shtatzënisë, mesatarisht duhet të jenë: DBP – diametri biparietal 70 mm, HC – cirkumferenca cefalike (perimetri i kokës së bebit) 256 mm, cirkumferenca abdominale (perimetri i barkut) 232 mm, femuri (gjatësia e kockës së krahut) 52 mm.

Të dhënat e mësipërme nuk duhet konsideruar si të dhëna absolute, pasi çdo fetus ka karakteristikat dhe përmasat e veta sepse edhe ai është një individ. Konkluzionet mbi përmasat fetale të matura i shkruan mjeku gjinekolog, që ka bërë ekzaminimin ekografik.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti