Këshillë rreth menstruacioneve pas lindjes
Albana
(15 vite më parë)
Përshëndetje Albana
Pas lindjes natyrore apo me operacion, nëse fëmija ushqehet rigorozisht me qumësht gjiri, menstruacionet mund të vijnë edhe deri në një vit me vonesë. Nëse nuk e ushqen fëmijën me gji, të rekomandoj të shkosh tek mjeku gjinekolog për të kryhet vizitë gjinekologjike dhe ekografi për të vlerësuar kavitetin e mitrës dhe gjendjen e vezoreve.
Duke besuar se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje! Kam dy vajza. Te voglen e kam lindur me 06.01.2011. Theksoj se kam lindur me operacion. Vajzen e kam 8 muajshe. Deri tani akoma nuk me kane ardhur menstruacionet. Dua t`ju pyes a perben ndonje problem dhe ne qofte se ka ku mund te drejtohem?