javë pas jave
Pershendetje Dona,
Derisa e keni beben ne gji je e mbrojtur nga shtatzenia. Por, a mund te mbetesh shtatzene derisa e ke beben ne gji?
Përgjigja është po! Derisa e ke fëmijën në gji, gjasat janë më të vogla që të mbetesh shtatzënë, por ti nuk je infertile. Ndonëse nuk do të kesh menstruacione për disa muaj pas lindjes, organizmi yt zakonisht e liron qelizën e parë vezë postpartale përpara se të kesh menstruacione. Pra, ti nuk do ta dish se ke pasur ovulacion derisa të kalojnë dy javë, kur do te te vijnë menstruacionet.
Nëse nuk e keni në plan që të keni edhe një fëmijë, fillo të përdoresh ndonjë mjet kontraceptiv. Zakonisht rekomandohet kondomi ose diafragma, por mund të përdoresh edhe kontraceptiv oral me dozë të ulët (nuk janë të rrezikshëm për beben që e ke në gji). Konsultohu me gjinekologun për “mini-pilulën” e cila nuk përmban estrogjen, por vetëm progestina (estrogjeni mund të interferojë me laktacionin).
Nëse e ushqen beben vetëm me gji, nuk do të kesh menstruacione deri një vit pas lindjes ose edhe më gjatë. Nëse beba kryesisht flen gjatë natës, menstruacionet do te te vijnë më herët, zakonisht pas tre deri tetë muajsh.
Me fjalë të tjera, sa më shpesh që e ushqen beben me gji, aq më shumë do te te shtyhen menstruacionet. Por, mos harro se ju mund të kesh ovulacionin e parë pas lindjes që nga muaji i tretë pas lindjes dhe nuk mund ta dish se a ka ndodhur apo jo ovulacioni. Nëse nuk do që të mbetesh shtatzënë, përdor ndonjë nga mjetet kontraceptive.


Pershendetje, kam lindur para 15 javesh me operacion cezarian nje djale te shendetshem gjithashtu edhe une kam kaluar shume mire. Por tani frikesohem qe mund te mbes shtatezene gje te cilen per 5 vite nuk e deshiroj, perdorim vetem metoden klasike te kontraceptimit, por desha te di cila metode eshte me e mira, me pilula, me spirale apo si, mos te harroj t'a ceke se bebin e ushqej vetem me gji. Duke te falenderuar paraprakisht per punen e palodheshme qe po e beni pres pergjigje. Dona!