Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ushqimi i shtatzënave

Pershendetje i nderuar doktor, kam nje pyetje per ju, jam shtatzene dy muajshe e gjysme, desha te dije a eshte i demshem ajvari me speca te embel sepse po me hahet shume por po kam frike mos permbane ndonje substance te demshme per organizem dhe per shendetin e bebes dhe nje pyetje tjeter, si ndikon temperatura e nenes tek foshnja ne kete kohe te shtatzenise sepse po kam temperature 37/38, cilat jane pasojat per beben?

Arta (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Arta,

Temperatura qe ke nuk eshte e rrezikshme, por duhet ta diskutosh me gjinekologun per te gjetur arsyen se perse temperatura eshte me e larte se normalisht.

Tash qe je shtatzene nuk do te thote se duhet t'iu shmangesh ushqimeve qe te pelqejne. Gjate shtatzenise vetem duhet te modifikohet dieta. Sa i perket ajvarit, ke kujdes sepse mund te te shkaktoje thartire. Perpiqu qe temos e teprosh me ajvar por ha sa me teper fruta, perime dhe te pish sa me teper lengje.

Ha shume fruta dhe perime, sepse kane vitamina, minerale dhe fibra te cilat ndihmojne tretjen dhe parandalojne kapsllekun (qe eshte shume i shpeshte tek shtatzenat). Buka, patatet, orizi dhe cerealet jane shume te rendesishme dhe bashke me frutat e perimet duhet te jene pjesa kryesore e cdo shujte. Cdo dite duhet te hash mish pa dhjam, peshk, mosh pule, veze (te perpunuara termikisht) dhe djath. Qumeshti, djathi dhe jogurti permbajne kalcium dhe materie tjera ushqyese te cilat jane te domosdoshme per zhvillimin e bebes. Nese ke mundesi blej keto produkte me perqindje me te ulet te yndyres.

Perpiqu te hash sa me pak embelsira dhe pije me sheqer. Sheqeri te jep vetem kalori per te cilat ti ke me se paku nevoje tash per tash (per me teper sheqeri demton dhembet). Mos ha ushqime te yndyrshme. Shume prej nesh hame me shume yndyre se sa qe kemi nevoje. Yndyra ka shume kalori, te ben te shtosh peshe dhe rrit rrezikun per semundje te zemres dhe te vazave te gjakut. Ke kujdes me pijet te cilat kane kafeine si kafeja, caji dhe kola, sepse ekziston rreziku qe sasia e tepert e kafeines te ndikoje ne peshen e bebes. Keto pije perpiqu t'i zevedesosh me kafe ose caj pa kafeine. Pi shume lengje frutash dhe uje. Duhet te pish edhe atehere kur nuk ke etje, sidomos uje.

Pac nje shtatzeni te mbare dhe nje bebe te shendetshme!

/komuniteti