Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marrëdhëniet seksuale pas lindjes

E nderuara doktoreshe. Kam lindur para tre javeve me prerje cezariane. Qe gati me shume se 10 dite nuk kam gjakederdhje dhe plaga nuk me dhemb me. Kam filluar te kem marredhenie seksuale dhe nuk po verej asnje ndryshim si pasoje e shtatzenise apo e lindjes. Ajo qe me shqeteson eshte fakti se kam kryer marredhenie pa mbrojtje (dmth. derdhja e plote e spermes ne vagine). Cilat jane rreziqet e mundshme (nese ekzistojne te tillat)? Bebin e kam ne gji, e di qe kjo nuk paraqet siguri te plote per mbrojte. Me respekt, Rezi.

Rrezja (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rezi

Në fillim, dua ti uroj jetë të gjatë dhe të shëndetshme fëmijës tënd.

Pas lindjes, organet gjenitale duan afërsisht një kohë prej rreth 40-të ditësh që të rigjenerohen dhe kthehen në gjendjen e para shtatzënisë. Mbi këtë bazë, rekomandohet që marrëdhëniet seksuale të rifillojnë 40-45 ditë pas lindjes. Nëse ti dhe bashkëshorti e ndjeni ose jo veten komod që në këtë periudhë të pas lindjes të kryeni marrëdhënie seksuale, është e drejta juaj ta bëni atë.

Ushqyerja me qumësht gjiri, konsiderohet si metodë kontracepsioni e përkohshme vetëm nëse plotsohen kushtet si: ushqyerja e fëmijës vetëm me qumësht gjiri, intervalet e ushqyerjes nuk duhet të jenë më të gjata se 6-të orë si ditën ashtu dhe natën, nuk janë kthyer menstruacionet dhe fëmija i lindur nuk ka kaluar 6-të muaj. Kjo metodë e kontracepsionit ndryshe quhet metoda e amenoresë së laktacionit. Nëse njëri nga kushtet e mësipërme nuk plotsohet, atëherë nëna që ushqen fëmijën me gji këshillohet për të përdorur metodat e e tjera të kontracepsionit për të parandaluar shtatzëni të padëshiruar apo shtyrë shtatzëninë e rradhës.

Për të mësuar më tepër mbi kontracepsionin e pas lindjes, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut;

http://www.bebaime.com/perinatologjia/lehonia-planifikimi-familjar-pas-lindjes-

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti