javë pas jave
Përshëndetje Ajana
Që të formoja ide mbi kohëzgjatjen e ciklit menstrual, do ishte mirë të më shkruaje saktësisht ditët e ardhjes së tyre së paku katër herë rradhazi. Me ato që shkruan, nuk është mundur të kuptohet se menstruacionet të vijnë shpejt apo vonë në kohë ose e thënë ndryshme se janë të çrregullta.
Për pyetjen e dytë, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut të poshtëshënuar.
http://bebaime.com/perinatologjia/dhembja-gjate-aktit-seksual
Tek shumë femra, ndodh ajo që përshkruan në pyetjen e tretë. Duke besuar se gazrat që dalin nga vagina gjatë apo pas aktit seksual, janë ajër i grumbulluar gjatë aktit seksual, të rekomandoj që të mos i vesh rëndësi këtij fakti. Çiftet e ndodhura në këto situata, zakonisht i kalojnë me buzëqeshje dhe humor. Kështu bëj dhe ti, sepse nuk ka asgjë për t’u shqetësuar nëse mjeku nuk ka konstatuar një lidhje midis vaginës dhe rektumit.
Era e rëndë e sekrecioneve vaginale, tregon se mund të jetë i pranishëm minimalisht një infeksion vaginal. Për të konfirmuar diagnozën, të rekomandoj të kontaktosh një mjek gjinekolog dhe të bësh një kulturë të sekrecioneve vaginale. Nëse diagnoza mbi praninë e një infeksioni del pozitive, mjeku do të japë trajtim medikamentoz sipas antibiogramës.
Së fundi Ajana po të këshilloj që; asnjëherë mos neglizho të përdorësh deri në fund medikamentet që të rekomandon mjeku, pasi pasoja e mos trajtimit të sëmundjeve mund të jenë të rënda dhe të pariparueshme.
Të uroj gjithë të mirat.


Jam 16 vjeçare dhe jam e martuar.
Kam probleme me menstruacione dhe probleme tjera.
1: Qe disa muaj me vijne menstruacionet here 5 dite para kohe - here 7 dite here me pak.
2: Kur po kam marredhenie seksuale nuk me ndodh shpesh kur hyn penisi ne vagine me dhemb ana e majte tek krahu.
3: Kur kam marredhenie seksuale as kjo s`me ndodh shpesh, nganjehere kur hyn penisi ne vagine e pastaj kur del me dalin nga vagina do si gazra dhe kan zë nganjehere pas marredhenieve me ndodh kjo.
4: Kur kam marredhenie seksuale nganjehere vjen njefare ere e rende dhe heren e fundit vike era si myk.
Para 10 muajsh kam qene shtatzene dhe kam abortuar dhe nuk i kam marre te gjitha barerat qe mi ka dhene mjeku. A mund te jete ndonjera prej ketyre pasoje e kesaj? Cfare me keshilloni?
Flm per pergjigje.