Sekrecionet roze ne javen e 11
Herta Dervishi
(13 vite më parë)
Përshëndetje Herta
Ajo që tregon, është një gjakrrjedhje shumë e lehtë e cila mirë do të ishte të mos kishte ndodhur. Pakësimi i tyre është gjë shumë e mirë, por të rekomandoj që të kontaktosh një mjek obstetër-gjinekolog të të vlerësuar situatën.
Nëse ndodh përsëri kështu si shkruan apo në një formë tjetër që nuk është normale, menjëherë kontakto mjekun.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Ju lutem me jepni nje keshille. Une jam ne javen e 11 dhe deri tani kam pas nje shtatzani pa probleme por sot kam pas sekrecione te shumta ne ngjyre roze te cilat sa vijne e me rrallohen. Dhimbje barku nuk kam as ndonje shqetesim tjeter. Ju lutem cfare me keshilloni?