Sa javeshe jam?
Alen Amem
(13 vite më parë)
Përshëndetje
Mirë do ishte që të kishe bërë beta hCG, për të konfirmuar plotësisht praninë ose jo të shtatzënisë. Me sa shpjegon dyshoj se shtatzënia ka filluar, por një ekzaminim ekografik transvaginal, në ditën e takimin me mjeken, për të vërtetuar shtatzëninë dhe vlerësuar implantimin e saj në mitër, është shumë e rëndësishme.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Dr.Mimoza!Diten e pare te ciklit te fundit e kam patue ne 14 gusht.Pas voneses se ciklit bera nje test ne dt.12 shtator ku me doli viza e pare e plote dhe e dyta e zbehte,te nesermen ne dt.13 e perserita testin dhe me doli i njejte njelloj si i pari.Po ate dite bera beta hcg dhe me dolu 2.1.Ne dt.16 shkova te gjinekologia,ma beri ajo testin dhe me dolen te dyja vizat te plota.Nuk me tha ta perseritja beta hcg,por me tha qe ishte shume heret dhe mund te isha 3-4 javshe.Duke qen se une ate jave kisha pak dhimbje barku me dha te pija per 10 kokra menaelle dhe tani jam mire,nuk kam asnje shenje pervec lendimit te gjoksit dhe pak dhimbje mesi.Ju lutem mund te me thoni se sa javshe mund te jem pasi gjinekologia me ka len takim per ne dt.7 tetor dhe muk me tha te bej as eko.Ju faleminderit!