Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje gjoksi

Pershendetje doktoreshe ka 2 dite qe ndjej si dhimbje gjoksi te thithkat me del nga pak qumesht, me duket se ndjej me shume dhimbje ne gjiri i majte... mos haroj te cek se ne muajin prill linda vajzen e vdekur... po qe dy dite jam tmerruar mos valle kam ndonje tumor? Cdo te mire pres me padurim pegjigjen tuaj.

* A & D * (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Aurora

Ajo që ankon është një anomali hormonale e cila është e kurueshme. Duhet të kontaktosh një mjek gjinekolog dhe t’ja shpjegosh situatën. Ai do të rekomandoj disa analiza dhe në bazë të tyre do të të rekomandoj preparate të cilat do të stabilizojnë gjendjen tënde.

Gjithë të mirat.

/komuniteti