Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ndikimi i orgazmes ne konceptim

Pershendetje desha te dije a eshte mundesia me e madhe nese nuk e perjetoj une orgazmen per me mbet shtatzene?

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rona

Jo të gjitha femrat e përjetojnë orgazmën gjatë marrëdhënieve seksuale. Por kjo nuk është shkak që shtatzënia të mos filloj. Prandaj mos ki frikë. Shtatzënia do të filloj nëse shëndeti yt riprodhues dhe i bashkëshortit është normal. Të këshilloj që më parë të bësh një këshillim parakoncepsional. Kjo do të thotë që mjeku gjinekolog të bëjë një vizitë gjnekologjike dhe disa ekzaminime të tjera specifike, nëpërmjet të cilave do të vlerësojë gjëndjen e shëndetit riprodhues të çiftit. Nëse të gjitha parametrat rezultojnë brënda normave, atëherë shtatzënia do të ndodhë dhe do të ketë një ecuri të mbarë deri në fund të saj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti